75 Mall Live Search
16:03 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Gj. Sh

Irani: Shumë shpejt do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi pas kritikave ndaj propozimit të SHBA-së.

Siç thotë Irani, propozimi është i ekuilibruar dhe bën apel që edhe pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi.

“Sapo të finalizohet do t’ia propozojmë planin tonë palës tjetër, nëpërmjet Omanit. Është një propozim i arsyeshëm, logjik dhe i ekuilibruar dhe ne rekomandojmë që pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Bakayeri.

Ndërkohë sipas Iranit, propozimit të bërë nga ana e SHBA-së, “i mungonin prova”, dhe se kishte shumë paqartësi, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar pesë raunde negociatash që nga prilli në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta pengonte Teheranin të pajiset me armë bërthamore.