23:47 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Irani teston mbrojtjen raketore pas paralajmërimeve për programin bërthamor

Ushtria iranaine ka publikuar pamjet e manovrave të fundit ushtarake në vend, me testimet e sistemeve mbrojtëse anti-raketë.

Zhvillimi vjen pasi SHBA dhe Izraeli kanë paralajmëruar vendin për programin e tij bërthamor. Ushtria tha se kishte testuar me sukses sistemet anti-ajrore e anti-raketore, në manovrat në shkretëtirat qendrore të vendit.

“Sistemet ajrore të vendit janë plotësisht të përgatitura për të mbrojtur isntalacionet vitale të vendit, me anë të një sistemi të përbërë prej disa shtresash filtruese,” tha Gjeneral Amir-Kader Rahimzadeh.

Manovrat e nisura dje kombinonin sistemet raketore vendase “Maxhid” e “Dezful” për shkatërrimin e raketave në ardhje. Rrjeti shgtetëror vendas IRNA tha se radarë e sisteme elektronike mbikqyrjeje ishin dislokuar në operacionet stërvitore./Top Chanel/