Irani “viziton” kurdët e Irakut me tanke
Irani dërgoi të hënën disa tanke të mbështetura nga artileria në kufirin me rajonin autonom kurdë të Irakut.
Lëvizja besohet të jetë pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të planifikuara nga forcat e armatosura të qeverisë iraniane dhe irakiane në hakmarrje për referendumin e pavarësisë të mbajtur një javë më parë nga kurdët e Irakut.
“Të gjitha tanke mund të shihen qartë nga pjesa jonë,” tha zyrtari në kryeqytetin rajonal të Kurdistanit Erbil.
Televizioni shtetëror iranian të shtunën citoi një zëdhënës ushtarak, i cili kishte thënë se Irani dhe Iraku “kanë rënë dakord mbi masat për të vendosur sigurinë kufitare dhe që forcat irakiane të vendosen në pikat kufitare”./AktivPress