75 Mall Live Search
20:55 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / G T

Irani vonohet në udhëtim, Taremi dhe një ndihmëstrajner ndalohen nga autoritetet amerikane

Përfaqësuesja e Iranit ka njoftuar se udhëtimi i ekipit drejt Seattle-it është vonuar, pasi kapiteni Mehdi Taremi dhe ndihmëstrajneri Saeed Alhoei raportohet se janë ndaluar nga autoritetet amerikane në aeroport.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme të Kupës së Botës ndaj Egjiptit, shkruan Indeksonline

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi arsyet e ndalimit, ndërsa federata iraniane po pret sqarime nga autoritetet përkatëse./Indeksonline/