75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Irani zgjedh liderin e ri suprem

Irani ka zgjedhur një udhëheqës të ri suprem pas një mbledhjeje të Asamblesë së Ekspertëve, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian, shkruan The Independent.

Ahmad Alamolhoda, anëtar i këtij organi, i tha mediave shtetërore se një lider i ri është përzgjedhur pas një votimi – pa e bërë publik emrin e tij.

Kjo konsiderohet një zhvillim potencialisht i rëndësishëm, ndërsa lufta mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ka hyrë në ditën e nëntë.

Udhëheqësi i mëparshëm i Iranit, Ali Khamenei, u vra në një sulm izraelit të shtunën e kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se dëshironte ta zgjidhte personalisht udhëheqësin e ri të Iranit në rast se sulmet amerikane do ta shkatërronin regjimin aktual.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo pasardhës të mundshëm.