75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Iranianët nisin festën, pas raportimeve për vrasjen e Khameneit

Një video në rrjetet sociale, e shpërndarë në X dhe e verifikuar nga BBC, tregon disa iranianë në Karaj duke festuar vdekjen e raportuar të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Kjo ndodhi pak para se vdekja e liderit suprem të konfirmohej nga presidenti amerikan Donald Trump.

Trump postoi në Truth Social për të njoftuar vdekjen e Khameneit, pas raportimeve të mëhershme në mediat izraelite dhe amerikane.