Iraniani që kaloi tetë shtete për të arritur në Angli
Iraniani, Mehrdad Kazemi, 30 vjeçar, ka arritur që të bëjë të pamundurën për të arritur në Angli.
Kazemi ishte nisur në mëngjesin e krishtlindjeve nga Irani për të shkuar në Angli, transmeton Indeksonline.

Ky udhëtim i tij ka marrë vëmendjen e mediave angleze që kanë kërkuar ta intervistojnë atë.
“Ishte aq ftohët pas disa orësh në de, sa që dy herë jam rrëzuar. Këmbët e mija ishin aq të ngurta, nuk punonin. Por unë jam i lumtur që kam arritur në Angli”, tha iraniani.

Kazemi ishte larguar nga Irani për shkak që policia atje e kishin vënë shënjestër si aktivistë politik dhe po kërkonin ta arrestonin.
Mehradad është vetëm njëri nga 434 emigrantët që janë larguar nga Irani që nga muaji tetor./Indeksonline/
