17:27 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Iraniani xheloz, grushton guvernatorin pasi ia kishte vaksinuar gruan

Një regjistrim gjatë fjalimit të guvernatorit Iranian Abedin Khorram, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në mes të fjalimit, një burrë ngjitet në skenë, i afrohet guvernatorit dhe e godet me grusht në kokë, transmeton Indeksonline.

Sipas Daily Mail, ky person dyshohet se e rrahu sepse ai e kishte vaksinuar gruan e tij – një mjek i gjinisë mashkullore gjë e cila e kishte penguar atë duke shfaqur xhelozinë mes publikut.

Sigurimi veproi me shpejtësi derisa guvernatori vazhdoi fjalimin.

“Nuk e kam idenë se kush është ai. Por kjo është një gjë e vogël për mua. Në Siri, ata më fshikulluan, më rrahën, me mbajtën një armë në kokë…Pra, gjëra të tilla nuk më shqetësojnë shumë- tha ai./Indeksonline/