75 Mall Live Search
10:40 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Iraola flet për mundësinë që të jetë trajner i Real Madridit

Mes thashethemeve për një largim të Carlo Ancelottit nga Real Madridi në fund të sezonit, ka pasur raportime edhe për zëvëndësin e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi mbretëror synon trajnerin aktual të Bournemouthit, Andoni Iraola për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Spanjolli i ka dhënë skuadrës një identitet, ku po lufton për një vend i cili dërgon në Champions League, ku drejtuesit dhe tifozët e Bournemouth nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë një sukses të tillë.

Ish-futbollisti i Bilbaos ka folur për mundësinë që sezonin e ardhshëm të drejtoj Real Madridin.

42-vjeçari tha se aktualisht nuk i kushton vëmendje këtyre gjërave.

“Nuk i kushtoj rëndësi këtyre gjërave. Unë kam qenë në këtë biznes për shumë vite si lojtar dhe si trajner, dhe e di se si funksionojnë këto gjëra dhe çfarë ka rëndësi dhe çfarë jo. Për mua, asgjë nuk ndryshon. Gjëja e rëndësishme këtë javë është nesër kundër Wolves. Do të jetë një mundësi e mirë për të shtuar pikët.”, deklaroi Iraola./IndeksOnline/