15:03 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Irena Cahani: Të japim më shumë për shtetin e Kosovës (Video)

Aktorja e njohur Irena Cahani ka realizuar një video ku flet për vendlindjen e saj, Kosovën. Ajo tha se vend më të bukur se Kosova nuk ka.

Madje ajo ka edhe një porosi për qytetarët e Kosovës. Sipas saj duhet të punojmë që të japim më shumë për shtetin e Kosovës.

“Kosova po i mbush 10 vjet. Urime. Shpresoj të mbushemi ne mend, sepse Kosovën e kemi shumë të mirë dhe vend më të bukur nuk e di a ka diku. Por, ne, njerëzit, jemi ata që dimë edhe ta prishim, edhe ta dëmtojmë, edhe të mos e lëmë të jetojë ashtu siç do të duhej ta kishte atë bukuri Kosova”, thotë Cahani.

“Po shpresoj që ne të mbushemi mend, që punojmë më shumë për Kosovën, që t’ua lëmë fëmijëve tanë një vend të mirë, një vend ku ata do të jetojnë, ku do ta gjejnë ngrohtësinë, ku do të ndjehen mirë, në mënyrë që fëmijët tanë mos të kërkojnë të ikin jashtë. Po shpresoj që ngadalë do të nisim ta marrim formën e një shteti që ka njëfarë përvoje, që di të ecë përpara.

Ne duhet të punojmë sa më shumë, të japim secili nga vetja, që t’ua lëmë fëmijëve tanë një vend ku ata do të kenë dëshirë të jetojnë, ku do të kenë dëshirë të punojnë, ku do të kenë dëshirë të krijojnë familje” tha Irena./Indeksonline/

Temat: