75 Mall Live Search
21:10 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / AR

Irina, e lidhur me Tom apo me Lewis?

Irina Shayk mesa duket nuk është në një lidhje me Lewis Hamilton. Të paktën kështu shprehet një burim i afërt me modelen për “Page Six”.

Para pak ditësh supermodelja u kthye në kryefjalën e mediave për dyshimet e një lidhjeje të mundshme romantike me Lewis Hamilton, pasi të dy u fotografuan në Paris bashkë.

Katër ditë para se këto foto të bënin xhiron e rrjetit, Irina ishte parë me Tom Brady në New York. Kaq u desh që të nisnin fjalë për një trekëndësh dashurie që u bë publik menjëherë.

Irina, e lidhur me Tom apo me Lewis? Ja si qëndron e vërteta

Madje fansat nxituan ta komentojnë këtë lajm edhe me faktin që Lewis dhe Tom janë fqinj në të njëjtin kompleks pallatesh në New York.

Irina, e lidhur me Tom apo me Lewis? Ja si qëndron e vërteta

Burimi që hodhi poshtë lajmin për “Page Six” sipas raportimeve është mik i Shayk, dhe sipas tij, mes supermodeles dhe sportistit të Formula 1 nuk ka asgjë veç një miqësie të vjetër që daton para 13 vitesh.