75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Irina me një mesazh të fshehtë e quan ‘Idiot’ ish burrin Bradley Cooper

Modeli Victoria’s Secret njoftoi ndarjen e saj nga aktori 44-vjeçar në fillim të këtij muaji pas katër vjetësh së bashku, tani vetëm disa javë më vonë dhe ajo duket se goditi me një mesazh të fshehtë për ish burrin duke shëtitur nëpër rrugët e Manhattan ajo mbante në dorë një çantë me mbishkrimin ‘The Idiot’, e mediat ndërkombëtare menjëherë kanë aluduar se ky është një dedikim për ish burrin Bradley Cooper, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu është larguar nga shtëpia e përbashkët që kishin në LA dhe tani jeton në Nju Jork.

Pavarësisht nga mënyrat e ndarjes, Irina dhe Bradley kanë insistuar se do të bashkëjetojnë për shkak të vajzës së tyre Lea De Seine.

Sidoqoftë, çifti është i shqetësuar rreth asaj se ku Lea do të kalojë kohën, pasi Bradley dëshiron që fëmija i tij të rritet në Kaliforni, ndërsa Irina insiston se  vajza do të qëndrojë me të në Big Apple.

Sipas revistës Grazia, ndarja mund të çojë në një betejë të kujdestarisë mbi dy vjeçaren.

Një burim i veçantë më parë tha për ‘People’ se marrëdhëniet e tyre kurrë nuk ishte e njëjtë pas ‘A Star is born’. Ata thanë: “Bradley ishte emocionalisht i mangët gjatë një kohë të gjatë duke xhiruar filmin ‘A Star Is Born’.  Ata u përpoqën të shpëtonin marrëdhënien, por ajo tanimë kishte ndryshuar. ”  /Indeksonline/