75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 02 Mars 2026 / AR

Irina Shayk dominoi tapetin e kuq me një fustan të zi, duket fantazi

Edhe pse ceremonia e djeshme e ndarjes së çmimeve “Screen Actors Guild Awards” iu kushtua emrave më të mëdhenj të filmit dhe televizionit, duket se mbrëmja u shënua nga modelja ruse Irina Shayk.

40-vjeçarja e famshme, Irina Shayk ishte qendra e vëmendjes në tapetin e kuq dhe të gjithë sytë ishin te kombinimi i saj i guximshëm i modës, transmeton Indeksonline.

Shayk mbante veshur një fustan elegant të zi pa rripa, me dekolte të thellë dhe çarje deri në kofshë, i cili i nxirrte në pah figurën e saj.

Ajo theksoi hiret trupore me këpucë të zeza me taka të larta, ndërsa e kompletoi pamjen me doreza të gjata të zeza që i arrinin deri në pjesën e sipërme të krahëve./Indeksonline/