75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / L K

Irina Shayk e “kall lojën” në Brazil, kërcen samba

Supermodelja Irina Shayk ishte ylli i ditës së dytë të Karnavalit Rio 2025.

Shayk mori pjesë në paradën e një grupi special nga shkolla samba Beija-Flor në Marques de Sapucaí Sambodrome.

Modelja ruse ishte thellësisht e nderuar që u ftua për të qenë pjesë e kësaj feste ikonike, duke shtuar se ajo shfrytëzoi rastin për t’u lidhur me kulturën braziliane.

Dhjetëra mijëra spektatorë në tribuna, si edhe miliona para televizorëve në Brazil dhe në mbarë botën, shikojnë çdo vit paradat në “sfilatën” madhështore të projektuar nga arkitekti i famshëm Oscar Niemeyer në 1984.

Autoritetet e qytetit presin tetë milionë vizitorë dhe qarkullim financiar deri në një miliard dollarë./Indeksonline/