75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Irina Shayk e “pushton” ballinën e revistës “British Vogue”

Modelja e njohur me famë botërore, Irina Shayk, njihet si një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara në botë.

Kjo falë bukurisë dhe formave trupore që ka, por interesimin rreth saj e ka shtuar shumë jeta e saj private dhe lidhjet me persona të famshëm si Cristiano Ronaldo apo Bradley Cooper, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Irina ka “pushtuar” revistën e njohur britanike “British Vogue” duke zënë ballinën e kësaj reviste me pozën e saj.

Kujtojmë se revista e njohur “British Vogue” është një revistë mode, e cila është në duart e publikut që nga viti 1916, kur u publikua për herë të parë në Londër. /Indeksonline/