75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shayk, ekspozon format e tonifikuara gjatë shetitjes me vajzën Lea

Supermodelja Irina Shayk shijoi një shëtitje nëpër lagjen “West Village” të NYC me vajzën e saj dyvjeçare Lea.

Irina e cila në janar u nda nga aktori Bradley Cooper, u pa teksa po shkëlqente me pamjen në paraqitjen e saj së bashku me vajzën.

Ajo që bie në sy është forma e tonifikuar e modeles, e cila nuk zhgënjen asnjëherë fansat në paraqitjet e saj publike.

Shayk mbetet ende një nga modelet më atraktive dhe të kërkuara në industrinë ku ajo operon. /Indeksonline/