Irina Shayk hap arkivat, publikon këtë fotografi të rrallë

Irina Shayk është një modele ruse e cila gëzon famë botërore në fushën e modelimit.
Irina me linjat e saj seksi dhe me bukurinë që ka, bëri që të jetë një ndër modelet më të kërkuara në fushën e saj, shkruan Indeksonline.
Ajo madje shpeshherë është cilësuar si “ikonë e bukurisë”.

Së fundi ajo sikur edhe shumica e personazheve publike, në këtë kohë pandemie, ka hapur arkivat duke publikuar fotografi të rralla nga e kaluara.
Madje në fotografinë e fundit që e ka publikuar ajo edhe njëherë ka dëshmuar së është një super modele. /IndeksOnline/