19:39 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Irina Shayk mbretëreshë e pasarelave

Është prej modeleve më të famshme dhe më të suksesshme në botë.

Bëhet fjalë për Irina Shayk e cila prej vitesh është imazhi më i kërkuar nga markat më të famshme të veshjeve dhe produkteve të tjera femërore, shkruan Indeksonline.

Modelja ruse edhe sot vazhdon të “pushtojë” pasarelat më të spikatura të modës, e këtë e ka bërë edhe së fundi në kur sfilojë për markën “Boss”.

Duke prezantuar koleksionin e ri të veshjeve të “Boss”, në mesin e të gjitha modeleve tjera, vëmendjen mori 34 vjeçarja e cila dukej në top-formë.

Ndërkohë, krahas një karriere të bujshme, Irina është edhe nënë e një vajze nga lidhja e saj me aktorin, Brandley Cooper./Indeksonline/