11:08 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Irina Shayk në prehërin e këtij mashkulli

Modelja Irina Shayk, është ndër femrat më të njohura në të gjithë botën në fushën ku vepron.

Ajo gjithnjë merr vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë, për shkak të bukurisë dhe formave të saj trupore, shkruan Indeksonline.

Mirëpo modelja ka qenë gjithashtu në fokus të mediave rozë, edhe për shkak të jetës së saj private si dhe lidhjeve me persona të famshëm si Cristiano Ronaldo apo Bradley Cooper.

Por me asnjërin lidhja nuk i ka zgjatur shumë, duke u ndarë, për të qenë tanimë ‘single’.

Së fundmi ajo është parë në krahët e dizajnerit të njohur të modës Riccardo Tisci, madje nuk është hera e parë që shihet shumë e afërt me të.

Se a ka diçka më shumë se ‘miqësi’ mes tyre, mbetet të shihet! /Indeksonline/