75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk paraqitet seksi në të brendshme në revistën ‘Vogue’

Modelja ruse, Irina Shayk është një nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë.

Ajo mbetet e kërkuar nga markat dhe revistat më të njohura botëror. Së fundi 33 vjeçarja ka mbuluar ballinën e revistës ‘Vogue Espana’ , shkruan Indeksonline.

Modelja seksi u paraqit vetëm në të brendshme, teksa në imazh bardh e zi ajo dukej mjaft atraktive dhe e ‘nxehtë’.

Irina në këtë fotosesion ishte e shoqëruar edhe nga modelja tjetër e famshme, Adrian Lima.

Bukuroshet seksi dukeshin pothuajse identike në ballinën e revistës.

Ndryshe, javë më parë Irina i dha fund lidhjes me aktorin, Bradley Cooper./Indeksonline/