16:15 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk preznaton nënën e saj para miliona fansave

Modelja e njohur Irina Shayk njihet si një nga modelet më atraktive në botë, kjo për shkak të bukurisë dhe formave trupore të saj, shkruan Indeksonline.

Irina përpos që është imazh i markave më të njohura në botë, ajo vëmendje të madhe mediatike ka marrë vazhdimisht edhe për shkak të jetë së saj private.

Fillimisht lidhja me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo, pastaj edhe lidhja me aktorin Bradley Cooper e vunë modelen vazhdimisht në krye të titujve rozë.

Tashmë ajo është një nënë ‘single’ pasi që i ka dhënë fund lidhje 4 vjeçare me aktorin Bradley Cooper.

Së fundmi aktorja ka pozuar në krah të nënës së saj duke e publikuar atë në llogarinë e saj në Instagram që ndiqet nga më shumë se 12 milionë fansa. /Indeksonline/