75 Mall Live Search
13:58 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Supermodelja Shayk, shkëlqen në krahët e këtij mashkulli

Supermodelja Irina Shayk, është një nga modelet më atraktive, më të bukura dhe më të përfolura në shtypin rozë gjithandej nëpër botë.

Për shkak të lidhjeve të dashurisë me persona të famshëm si futbollisti Cristiano Ronaldo apo aktori Bradley Cooper, ajo shpeshherë ka zënë vend nëpër faqet e para të mediave, shkruan Indeksonline.

E tashmë kur ajo është një nënë “single”, ajo duket më e lirshme nëpër paraqitjet e saj publike dhe akviteteve në fushën e modës.

Së fundmi ajo ka pozuar përkrah menagjerit të njohur të modeleve Ali Kavoussi.

“Ka shokë, familjarë e pastaj vijnë shokët që bëhen familjarë. Ali Kavoussi të dua dhe jam e lumtur që je në jetën time”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet se ata janë miq të mirë. /Indeksonline/