11:14 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk s’priti gjatë, fotografohet në krahët e një mashkulli tjetër

Irina Shayk është ndarë vetëm nga Bradley Cooper për një muaj. Por supermodelja është fotografuar në krahët e një mashkulli tjetër.

Shayk nuk mund ta fshihte lumturinë ndërsa shëtiste në një park në New York me drejtorin e British Vogue, Alec Maxwell.

Ata u panë duke qeshur dhe u përqafuar me njëri-tjetrin.

33-vjeçarja dhe Alec dukeshin më shumë sesa miq.

Duket se një romancë e re ka nisur në botën e showbizz.

Shayk dhe Bradley janë prindër të një vajze dyvjeçare Lea De Seine, por e mbajtën marrëdhënien e tyre shumë të fshehtë.