Irkenc Hyka emocionon, “Këngë shpirti” publikon
Kantautori nga Shqipëria, Irkenc Hyka ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Këngë Shpirti” mban emrin balada e re e këngëtarit të mirënjohur e cila është vizuelizuar edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Endrit Mumajesi-MUMA, për muzikën vet këngëtari ndërsa u punua nga JOJO.
Projekti tani gjendet në kanalin ‘Youtube’ dhe pritet të pëlqehet nga adhuruesit e tij të shumtë.
Ndryshe, Irkenc ka qenë tejet aktive këtë sezon me disa projektet muzikore të publikuara./Indeksonline/