75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Irkenc Hyka zbulon se nuk është beqar

Irkenc Hyka sonte ka zbuluar se nuk është beqar.

Ai në një emision ka treguar gjëra nga jeta e tij personale, shkruan Indeksonline.

I pyetur se si ia bënte për të takuar të dashurën, për aq kohë sa kohën më të madhe e kalon në studio dhe nga gjumi zgjohet në drekë, Irkenci i tha të gjitha.

 “5 me 6 e takoj. Është 23 vjeç dhe kemi 3 vite bashkë”, ka qenë kjo përgjigja e këngëtarit.

Ndersa kur u pyet se kur do të fejohet, ai tha se tashmë mund të quhen të fejuar./Indeksonline/