Irlanda e “djegu” Rocco Vatanin, futbollisti shqiptar zhgënjen me paraqitje

Kombëtarja e Irlandës ka shënuar fitore 1:2 ndaj Bullgarisë në play-offin e UEFA Nations League.
Në këtë ndeshje minuta pati edhe mesfushori shqiptar, Rocco Vata, shkruan Indeksonline
Në fakt, kjo ishte paraqitja e parë e Vatës me fanellën e Irlandës dhe tashmë kjo e fundit e “dogji” lojtarin shqiptar.
Rocco Vata u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të pasi e zëvendësoi, Knightin.
Megjithatë paraqitja e tij ishte tejet e dobët, pasi mori karton të verdhë dhe u vlerësua me notën 5.6./Indeksonline/