10:12 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Irlanda rikthen karantinën

Qeveria irlandeze të hënën ka vendosur një bllokim të plotë për gjashtë javë si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19.

Kryeministri irlandez, Micheal Martin, ka thënë se ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Kjo mbyllje e re do të jetë me më pak kufizime se në fillim të pandemisë.

Sidoqoftë, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor sipas kryeministrit do të qëndrojnë të hapura.

Takimet me shumë persona, do të ndalohen si dhe vizitat në shtëpitë e personave të tjerë. Gjithashtu janë të ndaluara dhe udhëtimet jo thelbësore, të tilla si ecja ose dalja për stërvitje.

Evropa po përballet me valën e dytë të virusit vdekjeprurës, derisa edhe qeveritë po implementojnë masa lokale.

Numri i përgjithshëm i të të prekurve nga Covidi-19 në Irlandë u rrit në 50 mijë, ndërsa deri tani kanë ndërruar jetë rreth një mijë person.