10:33 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Irma Libohova, së shpejti bashkëpunim me reperin kosovar

Irma Libohova po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur, nga Shqipëria, këtë herë po vjen me një bashkëpunim me artistë nga Kosova.

Bëhet fjalë për një reper të ri:  Ylldrit Jakupaj dhe me Zana Gjonbalajn. Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

“Fjalë therëse, sarkazëm të fortë, thellësi të mendimit, në temat që trajton krijimtaria e tij. Së shpejti një bashkëpunim me këtë reper të talentuar nga Kosova dhe me Zana Gjonbalajn, sigurisht unë në linjën time, këngën”, ka shkruar këngëtarja në postim./Indeksonline/