75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Ironia e Time Kadriajt me LDK-në e VV-në

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka ironizuar me takimet e LDK-së e VV-së.

Ajo ka thënë se për ta kauzë është vetëm pushteti, e assesi shteti. Kadriaj nuk ka ngurruar t’i quante mashtrues të dyja palët.

“Kur ne na mungonte një numër për të formuar Qeverinë, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale.
Ndërsa sot, pas shumë e shumë takimeve të kota, akoma s’po munden të ndajnë kulaëin. Pra, kauzë është vetëm pushteti e assesi shteti.
Mashtruesit ndryshe nuk janë. A do të takoheni prapë për ta caktuar takimin e radhës?!”, shkruan Time Kadriaj në Facebook./Indeksonline/