Ironizon gazetari kosovar: Faleminderit 8 çekëve!
Gazetari i njohur sportiv, Arlind Sadiku ka ironizuar me veprimin e tetë tifozëve çekë, që kishin planifikuar ngritjen e një droni në stadiumin e Prishtinës, me mbishkrime “Kosova është Serbi”.
“Faleminderit 8 çekeve qe na motivuan. Tashme trajneri Challandes duhet te jete i bindur qe do ta bëjmë një ndeshje te çmendur”, ka shkruar ai në Facebook.



Ndryshe, Indeksonline raportoi ekskluzisht për ndalimin e tetë shtetas çekë, që planifikuan ngritjen e dronit mbi stadium me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.
