75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Irving dhe Doncic çojnë Dallasin në finalen e play-offit, shpallen kampion në konferencën perëndimore

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitore ndaj Minnesota Timberwolves në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale në play-off, kurse shpallen kampion në konferencën perëndimore.

Mavericks shënuan fitore me rezultatin 124:103, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në “Target Center”, shkruan Indeksonline

Më meritorët për këtë fitore të Dallas ishin Luka Doncic dhe Irving.

Të dy realizuan nga 36 pikë, me Doncicin që bëri 10 kërcime dhe 5 asistime.

Në anën tjetër, Irving bëri 4 kërcime dhe 5 asistime.

Kujtojmë që me këtë fitore, Dallas Mavericks është kualifikuar në finalen e play-offit, ku do të luaj kundër Boston Celtics. Serie e finaleve fillon më datën 7 qershor./Indeksonline/