75 Mall Live Search
07:53 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Irving dhe Doncic fantastik në fitoren e Dallas Mavericks

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe ata mposhten San Antonio Spurs me rezultatin 116-93.

Një paraqitje fantastike zhvilloi basketbollisti amerikan, Irving, i cili realizoi 34 pikë, bëri nëntë kërcime dhe shtatë asistime, shkruan Indeksonline

Për Dallas paraqitje të mirë bëri edhe Luka Doncic, i cili realizoi 27 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Te Spurs më i miri në fushë ishte francezi, Wembanyam me 26 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime./Indeksonline/