75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Irving dhe Doncic ndihmojnë Dallasin në fitoren e radhës në NBA

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar një tjetër fitore ndaj Toronto Raptors me rezultatin 125:136.

Basketbollisti slloven, Luka Doncic ishte më i miri në këtë ndeshje, duke realizuar 30 pikë, 11 kërcime dhe 16 asistime, shkruan Indeksonline

Doncic u ndihmua nga bashkëlojtari i tij, Irving që realizoi 29 pikë, bëri një kërcim dhe 3 asistime.

Te skuadra e Torontos më i miri në fushë ishte Quickley, që shënoi 28 kosha, bëri pesë asiste dhe 9 kërcime./Indeksonline/