08:26 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Irving i jep lamtumirën sezonit

Kyrie Irving do të operohet sërish dhe do të mungojë në 4-5 muajt e ardhshëm në fushat e basketbollit për Boston Celtics.

Ylli i skuadrës së Bostonit mendohej fillimisht se do të qëndronte pa luajtur 3-6 javë, por infeksioni në gju e ka lënë pa “playoff” organizatorin.

Tashmë, Irving do të kthehet vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm të NBA.

Organizatori i shquar ka luajtur 60 ndeshje me Bostonin në sezonin e tij të parë dhe ka një mesatare prej 24.4 pikësh për takim.

Temat: