09:37 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Isa Mustafa arsyeton koalicionet e lidhura nëpër komuna!

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot për fillimin e fushatës për balotazhin e 19 nëntorit.

Me këtë rast Mustafa ka thënë fushata që do të zhvillohet gjatë ktëyre ditëve dhe vota që do të kërkohet për kandidatët e LDK-së, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.

Sipas Mustafës, LDK ofron një projekt të përbashkët qeverisëseje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq, qytetarë të Kosovës,
Sot po hyjmë në fazën e fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Fazën e parë e përfunduam me sukses. Me 19 nëntor kemi shansin dhe detyrimin që procesin demokratik të filluar me 22 tetor, ta ruajmë dhe forcojmë në mënyrë që vota qytetare të prodhoj qeverisjen e vullnetit popullor.
Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.
Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër.
Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit.
Ne jemi në gjendje që t`i tejkalojmë dallimet dhe t`i japim shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.
Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë.
Projekti ynë është i hapur për të gjithë.
Ne jemi gati. Na shkoftë mbarë të gjithëve!