Isa Mustafa caktohet vëzhgues në ndeshjen Prishtina – Llapi

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Superligë.
Në kryendeshjen, Prishtina – Llapi është caktuar gjyqtar Mervan Bejtullahu, ndërsa asistentë të tij do të jenë Elvis Bicaj, Fatlum Jashari dhe Erdall Zasella, shkruan Indeksonline.
Vëzhgues i gjyqtarëve në këtë takim do të jetë Isa Mustafa ndërsa delegat Ali Ajeti.
Ky takim zhvillohet të shtunën në ora 13:00. Më poshtë gjeni zyrtarët e të gjitha ndeshjeve tjera të kësaj xhiroje.
/Indeksonline/
