20:40 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti pritet ta takohen nesër

Pas takimit me Albin Kurtin, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të takohet nesër me të parin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se temë e këtij takimi do të jenë zgjedhjet, konkretisht shqyrtimi i një mundësie për t’i bashkuar forcat për një koalicion parazgjedhor.

Kujtojmë që PSD dhe AAK tashmë kanë shprehur disponim për të lidhur një koalicion, por që ende nuk është zyrtarizuar.

Ndryshe,  më 22 gusht, deputetët pritet të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, e pas refuzimit të ftesës së Presidentit Hashim Thaçi që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri./Indeksonline/