75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa do të kandidoj përsëri për kryetar të LDK-së

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të kandidojë përsëri për postin e të parit të partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i moçëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefki Gashi.

Ai ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Mustafa i ka thënë personalisht se do të kandidojë për kreun e partisë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në LDK.

Sipas Gashit, njeriu i vetëm që mund ta ruajë stabilitetin në LDK është Mustafa.