75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 20 Janar 2026 / B XH

“Isa Mustafa e ka marrë përgjegjësinë”, me kë duhet ta pjestojë Abdixhiku

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet në Pressing në T7 se “ me kë duhet me pjestu z.Abdixhiku rezultatin e keq në zgjedhje?”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Hazirit i cili tha; “ Me krejt lidershipin e partisë, akti i tij i dorëheqjes krejt kryesinë e çon në dorëheqje…”, u shpreh Haziri.

Gjatë diskutimit, Ilir Mirena tha: Emri është përgjegjësi, nuk mundesh liderin me shfajësu nga një rezultat zgjedhor..

Haziri: Kemi të bëjmë me përgjegjësi që i pari Lumir Abdixhiku e ka thënë dhe ne e kemi thënë mrapa… Sipas përfaqësimit pjesëtohet përgjegjësia, por i pari është i pari…Këtë përgjegjësi z.Abdixhiku ja subordinon kuvendit të LDK-së. Z.Isa Mustafa e ka marrë si përgjegjësi duke qenë kryetar i LDK-së dhe duke mos qenë i nominuar për kryeministër, nuk e ka pjesëtu përgjegjësinë e ka marrë vetë…