Isa Mustafa e takon ambasadorin Kosnett, e njofton se deri ku kanë arritur bisedimet me Vetëvendosjen
Kryetari Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët e LDK-së takuan sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Gjatë takimit, kryetari Mustafa njoftoi ambasadorin Kosnett lidhur me ecurinë e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa u përket çështjeve programore.
Në veçanti, u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tashti në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë.
Kryetari Mustafa shprehu interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai p oashtu falenderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova.