20:46 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa flet për videon e inskenimit të varrimit të tij, thotë se e pa motra dhe gati i ra të fikët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk i lexon komentet që i bëjnë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por megjithatë tha se e ka parë videon ku ai duket se ka vdekur e po varroset.

Mustafa madje deklaroi se një anëtare e familjes së tij e pa atë video dhe mendoi se është e vërtettë.

“Motra ime e pa një video që njerëzit kanë shkuar tek varri im e kanë mbajtur fjalime aty e gati i ka rënë të fikët. Ajo u ka thënë të tjerëve pse nuk më tregoni që ka vdekur vëllai im. Jemi në një kohë kur njerëzit po vdesin dhe po varrosen po u bërë e madhe shumë. Kam kontaktuar me policinë dhe me sektorin për krimet kibernetike, ata po merren me të”, tha Mustafa në RTK.

Lideri i LDK-së nuk e fajësoi askënd për videon që qarkulloi nëpër rrjetet sociale.

“S’mund t’ja lë askujt. Pata kërcënime nga militantët e Vetëvendosjes. Por s’dua të futem në akuza. Janë pamje brutale dhe s’ kanë të bëjnë me logjikën e njeriut. Ai që e bëri këtë duhet të jetë i degjeneruar edhe nga pikëpamja njerëzore”, deklaroi Mustafa./Indeksonline/