20:57 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Isa Mustafa: Humbjen në Podujevë, nuk e vlerësojmë si humbje të veçantë të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë në Rubikon, ka folur në lidhje me humbjen e partisë së tij, në bastionin e deri tashëm të saj në Podujevë.

Ai ka thënë se duhet parë dhe analizuar situatën në tërësi, se mos dikush tjetër ka pasur ambicie për të kandiduar e se cilat kanë qenë rrethanat, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, humbja e LDK-së në Podujevë, nuk është ndonjë humbje e veçantë, dhe se e vlerësojnë me keqardhje rezultatin, por se beson fuqishëm në rikthimin e LDK-së në Podujevë.

Pjesë nga deklarata e tij:

Do të punojmë shumë, të shohim se çfarë ka shkaktuar këtë, të shohim se a ka pas ambicie të tjera, për me dal në a ka ndikuar fushata shumë e madhe e Vetëvendosjes. Këto janë rezultate të pranueshme, s’ka pasur parregullsi.

Me më shumë ambicie të njerëzve dhe me vështirësi që të gjitha këto ambicie, të marrin ndoshta përgjigje edhe ne kemi neglizhuar pak, por është ky rezultat.

Nuk e vlerësojmë si humbje të veçantë të LDK-së, e  vlerësojmë si keqardhje, unë prapë llogarisë se janë me LDK-në.

Jam shumë i bindur për këtë. Duhet të shkojmë atje, të bisedojmë me njerëz, të bëjmë përmirësimet dhe korrigjimet që i kërkojnë njerëzit tanë dhe do të rikthehet ajo pjesë që është me LDK-në.