Isa Mustafa i gatshëm ta marr fronin e LDK-së
Më 3 gusht, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë zgjedhjet partiake.
Derisa kjo datë po ofrohet, kryetari aktual i kësaj partie, po përgatitet edhe për një mandat tjetër.
Madje, ai tashmë po bëhet gati të marr fronin e LDK-së, këtë e tregon edhe vet postimi i fundit i djalit të tij, Besnikut, i cili ka publikuar një fotografi me babain e tij, teksa ka shkruar: Të disponuar për sfidat e radhës, përcjellë Indeksonline.

Ashtu siç ka raportuar ditë më parë Indeksonline, Mustafa do të jetë kandidat për kryar të LDK-së, pasi ai ka përkrahjen e shumicës së degëve dhe anëtarëve të lartë partiak.
Burime e Indeksonline ka raportuar gjithashtu se kandidaturën e Mustafës do ta përkrahin edhe ish “rivalët” e dikurshëm brenda partisë dhe ky fakt e bën atë favorit. /Indeksonline/