21:04 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa ka disa fjalë për këngëtarët që duan mbajtjen e dasmave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa beson se nuk është e nevojshme që të bëhen tubime apo të ketë dasma në këtë kohë.

Mustafa në një intervistë në RTK ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ndërprejë dasmat, transmeton Indeksonline.

“Nuk kemi nevojë tani të organizohemi e të mbajmë dasma të mëdha, jo që nuk i dëshirojmë, por duhet të kemi parasysh një gjë, që humbjen e anëtarëve të familjeve (varrimet) po i mbajmë në masa rigoroze prandaj edhe në tubime të tjera të jemi të kujdesshëm. Unë e kuptoj edhe pozitën e këngëtarëve, por para së gjithash duhet ta ruajmë shëndetin. Nuk guxojmë t’i sfidojmë familjet tona, pastaj të shkojë Policia t’i ndërprejë dasmat. Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/