75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa ka një “selam” për ata që po synojnë kreun e partisë, kërkon të respektohet procesi!

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar kandidaturat e anëtarëve të kësaj partie për kryetar.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se deri më tani LDK nuk ka kandidatë për kryetarë dhe as kryetar në largim, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, gjithçka do të kuptohet pasi të përmbyllet procesi i zgjedhjeve nëpër degë të partisë.

Më poshtë postimi i Mustafës:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.

Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë.

Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim.

Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.

Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. /Indeksonline/