75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është bashkuar ngushëllimeve të shumta që morën sot familjarët, artdashësit dhe e gjithë Kosova, pas humbjes së aktores Leze Qena.

Aktorja Leze Qena njihej nga publiku si një personazh tejet i dashur dhe që ishte pjesë e shumë projekteve prej shumë viteve, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës, ku shpreh ngushëllime për humbjen e aktores:

Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena.
Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona.
Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë
.