Isa Mustafa: LDK do të rikthehet, politikat popullsite nuk i kanë shërbyer asnjë vendi demokratik

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas takimit me kryetarët e Degëve, tha se zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë kah mesi i muajit mars.
“Duhet të ketë propozime prej degëve dhe kryesisë dhe ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë Mustafa.
Ai ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Qytetarët e dinë më së miri këtë. LDK ka arsyeje ta ruaj programin e vet, të qendrës së djathë. LDK do të rikthehet në të ardhmen, sepse qytetarët do ta shohin se çfarë kanë bërë në këto zgjedhje”, ka thënë Isa Mustafa.
Sipas tij, asnjëherë politikat popullsite nuk i kanë shërbyer asnjë vendi demokratik.
“Unë nuk besoj që i kemi bërë mirë kohës me këtë rezultat. Kemi bërë shumë mirë që e kemi prish koalicionin me VV, për ta ruajtur dinjitetin dhe ta ruajtur miqësinë me SHBA-të”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se VV e ka shancën për të qeverisur dhe do të shohim se a do ti mbajnë premtimet.
“Unë kam qenë kryeministër dhe e di sa ka buxhet qeveria për të punuar. Uroj që Kosova të prosperoi”, ka thënë ai./IndeksOnline/