75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Isa Mustafa: LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, është treguar mjaft optimist lidhur me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, përkundër që matjet e fundit të opinionit publik nuk e thonë të njëjtën gjë.

“Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.

Ai ka thënë  se dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë, përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

“Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Tutje ai ka shtuar se në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është  të bëjnë zhurmë.