75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 02 Janar 2024 / k.v

Isa Mustafa: Luftëtarët kryesor të lirisë e kalojnë ndrrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit.

Ai thotë se duhet pranuar të gjithë se jemi në “arrest mendor e intelektual” dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në  burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë!”, shkruan Mustafa.