Isa Mustafa mesazh për mocionin për rrëzimin e Qeverisë: LDK nuk ka zgjidhje Kurtin apo Thaçin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë një ditë para seancës së mocionit kundër Qeverisë Kurti.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e e tij nuk e ka zgjedhur kohën e koronavirusit për të proceduar mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Sipas tij, këtë e zgjodhi, kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
“LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën. LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.
Letra e plote:
Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:
Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,
LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e
Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me
sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes
qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.
LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.
LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.
Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.
Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.